Lojtarët e klubit të futbollit argjentinas "Tigre" deklarojnë se ata janë rrahur dhe kërcënuar me armë zjarri nga bashkëpunëtorët e policisë ushtarake braziliane dhe të shërbimit të sigurisë në stadium gjatë pushimit të ndeshjes finale të Kupës së Amerikës së Jugut në Brazil.

Ekipi "Tigre" refuzoi të luante në gjysmën e dytë të ndeshjes dhe ekipi vendas "Sao Paulo", i cili po fitonte me rezultatin 2-0, u shpall fitues. Përfaqësuesit e klubit brazilian dhe lojtarët i akuzuan argjentinasit se i provokuan vetë përleshjet fizike dhe më pas ua mbathën këmbëve.