Britania e Madhe, Suedia dhe Republika Çeke refuzuan të përfshihen në Bashkimin Bankar Europian. Kjo u deklarua nga ministrat e të tre vendeve të enjten në përfundim të takimit të Këshillit të BE-së, në të cilin u arrit një kompromis për krijimin e Mekanizmit mbikëqyrës të unifikuar bankar, njofton radiostacioni rus "Majak".

Në të duhet të përfshihen të gjitha 17 shtetet e eurozonës, por për vendet që nuk përdorin monedhën e unifikuar (euro) kjo pjesëmarrje nuk është e detyrueshme.

Qëllimi i Bashkimit Bankar është mbikëqyrja e bankave të Europës dhe korrigjimi i vendimeve potencialisht kërcënuese për stabilitetin financiar.