0Ndërsa shërbimet amerikane të zbulimit parashikojnë pas 20 vjetësh konfrontimin global në hapësirën kibernetike (cyberspace) jo vetëm ndërmjet vendeve, por edhe në mes të qeverive kombëtare dhe shoqërive civile.

Sipas mendimit të analistëve të “Laboratorit të Kasperskit” (“Kaspersky Lab”), vitin e ardhshëm do të shpeshtohen ndjeshëm rastet e vjedhjes së informacionit të klasifikuar të institucioneve qeveritare si dhe të kompanive private në fusha të ndryshme të biznesit. Sulmeve kibernetike do t’i nënshtrohen më shpesh objektivat me rëndësi kritike, të tilla si infrastrukturat e strehimit dhe shërbimeve komunale, ose transporti.

Nga ana e vet Këshilli Kombëtar i Inteligjencës i SHBA-së në raportin me temë "Trendet globale 2030: botët alternative" sugjeron me siguri të madhe, se oligarkët e Internetit si Google dhe Facebook do të mund të kontrollojnë sasi jashtëzakonisht të mëdha, madje kolosale, të informacionit në regjim kohe reale. Në të njëjtën kohë, në sajë të ritmeve në rritje të zhvillimit të teknologjive të komunikimit, qeveritë kombëtare do të përfitojnë mundësi të pakufizuara të kontrollit të qytetarëve. Por edhe qytetarët, nga ana e vet, mund t’u bëjnë autoriteteve sfida kundërpërgjigjeje.

Agjencitë amerikane të zbulimit kanë dërguar në Këshillin e lartpërmendur Kombëtar të Inteligjencës një lloj pasqyre të kërcënimeve kibernetike aktuale që synojnë Shtetet e Bashkuara. "Objekti më i rrezikshëm në hapësirën kibernetike" është quajtur Kina, njofton gazeta “The Los Angeles Times”. Rusia, Franca, Izraeli dhe vende të tjera janë përfshirë gjithashtu në zbulimin kibernetik, por jo në mënyrë aq të pabesë dhe dhelpërake si Republika Popullore e Kinës. Në çdo rast, Rusia nuk është e angazhuar në vjedhjen sistematike të sekreteve tregtare të kompanive amerikane për të mirën e bizneseve ruse.

0Ndërkohë, pjesëmarrësit e forumit ndërkombëtar për mbrojtjen kibernetike “Cyber Security Asia 2012”, i cili u mbajt në fillim të dhjetorit, u pajtuan me mendimin se problemi kryesor në sferën e teknologjive të informacionit konsiston në faktin, se shtetet nuk mund të arrijnë në marrëveshje mes tyre në lidhje me përcaktimin se çfarë duhet cilësuar terrorizëm kibernetik (cyberterrorism). Zhvillimi i programeve dëmshkaktuese më efektive sponsorizohet nga qeveritë e një sërë vendeve për ndërmarrjen e luftërave kibernetike. Por askush nuk mund të garantojë se këto përpunime e zhvillime nuk do të bien ndonjë ditë të bukur në duart e terroristëve, të aftë për të modifikuar virusin dhe për ta përdorur atë në mënyrë krejtësisht të pakontrolluar për realizimin e qëllimeve të veta makabre.