Sipërmarrësi nga SHBA-të Jason Sadler ka nxjerrë në një ankand-online mbiemrin e tij. Ai i ofron mundësinë fituesit të ankandit të zgjedhë për të një mbiemër të çfarëdoshëm, të cilin ai do ta mbajë përgjatë gjithë vitit të ardhshëm, duke ndryshuar të gjitha dokumentet. Oferta e fundit është 45.000 $.

Biznesmeni edhe më parë ka gjetur mënyra kreative për të fituar para. Për shembull, në vitin 2009 ai çdo ditë vishte bluza me logot e kompanive të ndryshme. Në rolin e "reklamës së gjallë" ai fitoi 66.000 $.