Ministria e Jashtme e Sirisë përgënjeshtroi akuzat për përdorimin e raketave balistike kundër grupeve të armatosura opozitare.

"Ky informacion përhapet në interes të Turqisë dhe aleatëve të saj - autorë të komplotit kundër Sirisë," - thuhet në deklaratën e bërë publike sot nga Ministria e Jashtme.

Një ditë më parë një burim i paidentifikuar në administratën amerikane njoftoi kanalin televiziv Fox News se ushtria siriane ka lëshuar raketa "Scud" në zonat që shtrihen në veri të vendit, të cilat kontrollohen nga Ushtria e Lirë e opozitës siriane.