Kundër Ministrit të Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman do të ngrihen akuza zyrtare për shkelje të besimit dhe mashtrim.

Kjo u deklarua të enjten nga një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë të shtetit hebre. Në të njëjtën kohë ai vuri në dukje se kundër Liebermanit nuk planifikohet të ngrihen akuza më serioze - për korrupsion.