Forcat e vetëmbrojtjes të Japonisë ngritën sot urgjentisht në ajër gjuajtësit "F-15" në lidhje me hyrjen e një avioni kinez në hapësirën ajrore mbi ishujt e diskutueshëm Diaoyu (Senkaku). Këtë territor Japonia e konsideron hapësirën e vet ajrore. Për këtë njoftoi Ministria e Mbrojtjes e vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit të Ministrave të Japonisë, Osamu Fujimura, e quajti veprimin e Kinës "shkelje të sovranitetit" të Japonisë.

Më parë, katër anije patrullimi të Kinës hynë në zonën e ishujve të diskutueshëm. Roja bregdetare japoneze, nëpërmjet lidhjes radiofonike, u kërkoi anijeve kineze të largohen nga rajoni, megjithatë këto të fundit, siç njoftohet, i injoruan këto thirrje.