Themeluesi i resursit të Internetit "WikiLeaks", australiani Julian Assange, planifikon të kandidojë vitin e ardhshëm për në Senatin e parlamentit të Australisë. Për këtë ai tregoi në një intervistë për mediat australiane. Julian Assange synon gjithashtu të krijojë në atdhe partinë "WikiLeaks".

Themeluesi i "Wikileaks" tashmë që prej gjashtë muajsh fshihet nga drejtësia në Ambasadën e Ekuadorit, të ndodhur në qendër të Londrës. Julian Assange u strehua brenda mureve të saj, pasi gjykata britanike vendosi ta deportojë atë në Suedi, ku ai është shpallur në kërkim për t'u marrë në pyetje në lidhje me akuzat për ngacmime seksuale.