Astronomët amerikanë me ndihmën e teleskopit kozmik "Hubble" zbuluan ekzistencën e shtatë galaktikave të reja.

Sipas fjalëve të ekspertëve, duke u bazuar në të dhënat shkencore, këto galaktika u formuan pak kohë pas lindjes së Universit dhe përfaqësojnë në vetvete diçka të ngjashme me blloqet e ndërtimit për galaktikat bashkëkohore.

Shkencëtarët vunë në dukje se një nga këto objekte mund të jetë galaktika më e vjetër e zbuluar deri më sot.

Ndoshta tani mund të bëhet e qartë se çfarë ka ndodhur në të ashtuquajturat kohëra të errëta, pas Shpërthimit të madh, i cili shënoi fillimin e Universit tonë më shumë se 13 miliardë vjet më parë.