Ethet e ceremonive martesore 12.12.12 përfshinë gjithë Rusinë. Kombinimi i numrave të njëjtë ka shkaktuar tradicionalisht bujë e zhurmë të madhe në mesin e të porsamartuarve. Në zyrat e gjendjes civile, edhe pse është mesi i javës, janë dorëzuar disa herë më shumë se zakonisht aplikime (kërkesa) për celebrim. Vetëm në Moskë sot, në datën e fundit të bukur të shekullit, do të zhvillohen 1000 ceremoni martesore (dasma).

Në listën e rekordmenëve renditen gjithashtu dhe qarku i Uljanovsk-ut, Primorje, Barnauli, Ekaterinburgu, Stavropoli, Bjellgorodi dhe Briansku.

0Në të vërtetë shkenca zyrtare i sheh me skepticizëm bestytni të tilla dhe përqëndrimin e vemendjes masive te "datat magjike" e shpjegon me rutinën e tensionuar të jetës së përditshme.