Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç premtoi se do të marrë masa të rrepta kundrejt vartësve të vet, të cilët nuk ia dolën dot mbanë punës me pastrimin e dëborës që paralizoi qarkullimin në një sërë rajonesh të vendit.

Fundjavën e kaluar pothuajse në të gjithë Serbinë ka rënë shumë dëborë. Në disa rajone reshjet zgjatën më shumë se 30 orë. Të hënën bora pushoi, por të martën ajo filloi me një forcë të re dhe po vazhdon të bjerë deri tani.

0Si rezultat është ndërprerë komunikimi rrugor me disa dhjetra vendbanime në pjesën qendrore dhe atë jugperëndimore të Serbisë.