"Me qëllim të ripërtëritjes cilësore të ekonomisë duhet një konkurrencë e ndershme. Për Rusinë është i domosdoshëm zhvillimi i hartave rrugore për zhvillimin e degëve të reja të industrisë së teknologjive të larta", - deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në mesazhin e tij drejtuar Asamblesë Federale në Sallën e Shën Gjergjit të Kremlinit.

0"Ne kemi nevojë të ngutshme për të forcuar pozitat e vendit në hapësirën kozmike, në degën e energjetikës bërthamore, për të ringjallur sektorët kyçë të ekonomisë - degët e aviacionit, ndërtimit të anijeve, prodhimit të instrumenteve. Ne kemi filluar tashmë rindërtimin e industrisë elektronike kombëtare, midis të tjerash edhe me përfshirjen aktive të kapitalit privat", - theksoi Vladimir Putin.