Rusia do të bëhet furnizuesja më e madhe e produkteve ushqimore

Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin deklaroi se në pesë vitet e afërta Rusia duhet të bëhet plotësisht e pavarur në të gjitha llojet e ushqimit, kurse më më vonë edhe furnizuesja më e madhe e produkteve ushqimore në botë.

"Rusisë i bie për pjesë për më shumë se gjysma e tokës së punueshme në planet - 55%. Gjatë 4-5 viteve të ardhshme ne duhet të sigurojmë plotësisht pavarësinë tonë në të gjitha llojet kryesore të ushqimit", - tha Putin në mesazhin e tij drejtuar Asamblesë Federale të mërkurën.

"Kurse më pas Rusia duhet të bëhet furnizuesja më e madhe në botë e produkteve ushqimore", - deklaroi Presidenti i Federatës Ruse.


Putin: Rusia do të zhvillojë degët e industrisë së teknologjive të larta

"Me qëllim të ripërtëritjes cilësore të ekonomisë duhet një konkurrencë e ndershme. Për Rusinë është i domosdoshëm zhvillimi i hartave rrugore për zhvillimin e degëve të reja të industrisë së teknologjive të larta", - deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në mesazhin e tij drejtuar Asamblesë Federale në Sallën e Shën Gjergjit të Kremlinit.

"Ne kemi nevojë të ngutshme për të forcuar pozitat e vendit në hapësirën kozmike, në degën e energjetikës bërthamore, për të ringjallur sektorët kyçë të ekonomisë - degët e aviacionit, ndërtimit të anijeve, prodhimit të instrumenteve. Ne kemi filluar tashmë rindërtimin e industrisë elektronike kombëtare, midis të tjerash edhe me përfshirjen aktive të kapitalit privat", - theksoi Vladimir Putin.


Putin: Rusia zgjedh demokracinë

"Për Rusinë nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje tjetër politike përveç demokracisë. Në të njëjtën kohë unë do të doja të theksoj se ne mbështesim e respektojmë parimet universale demokratike të miratuara në të gjithë botën, por demokracia ruse është pikërisht pushtet i popullit rus," - tha Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin në mesazhin e vet drejtuar Asamblesë Federale.

"Do të ndërrohen partitë në pushtet, qeveria, presidenti, por gjatë kësaj nuk duhet të preken, të cënohen bazat themeltare të shtetit dhe shoqërisë. Demokracia nuk është vetëm mundësi për të zgjedhur autoritetet pushtetore, por dhe për ta mbajtur nën kontroll këtë pushtet të zgjedhur", - tha Kryetari i shtetit.


Putin: Rusia do të bëjë një përparim, hop të ri teknologjik

"Rusia duhet të bëjë medoemos një përparim, hop të ri teknologjik. Vetëm kështu ajo do të mund të përballojë konkurrencën e ashpër në tregjet botërore për të ruajtur sovranitetin e vet dhe identitetin kombëtar", deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në mesazhin e vet drejtuar Asamblesë Federale të Rusisë.

Presidenti kujtoi se në botë po zhvillohet lufta për sigurimin e tregjeve të shitjeve, për burimet natyrore. Ai që do të jetë humbës (outsider) në këtë luftë, do të mbetet larg këtyre vlerave, të mirave. Putin tha gjithashtu se "deri më sot në Rusi janë bërë tashmë shumë".

 

Putin: Rusia do të rrisë aktivitetin e vet gjeopolitik

Për herë të parë pas zgjedhjeve Presidenti rus Vladimir Putin po i drejtohet Asamblesë Federale më 12 dhjetor, në Ditën e Kushtetutës. Ky është tashmë Mesazhi i 9 në gjithë historinë e artikulimit të tyre.

"Vitet e ardhshme do të jenë pika kthese me rëndësi të madhe jo vetëm për Rusinë. Ne po hyjmë në epokën e ndryshimeve globale. Rusia nuk duhet ta humbasë veten si komb dhe të mbetet Rusi", - deklaroi Putin. Ai theksoi gjithashtu se Rusia duhet të rrisë në mënyrë të ndjeshme aktivitetin e vet gjeopolitik, meqenëse kjo është e rëndësishme për ekonominë, kulturën, diplomacinë e vendit dhe potencialin e tij ushtarak.

0Në Sallën e Shën Gjergjit të Kremlinit (russ. Георгиевский зал Кремля) janë ftuar më shumë se 1.000 vetë. Përveç parlamentarëve atje janë të pranishëm, në veçanti, anëtarët e qeverisë, guvernatorët, klerikët e lartë të besimeve kryesore fetare të vendit, përfaqësues të shquar shoqërorë dhe drejtues të mediave më të mëdha, njofton korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".