Muzikanti i famshëm indian Ravi Shankar, të cilin e quanin “Mbreti i sitar-it”, ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare në SHBA. Për këtë njoftojnë mediat e huaja. Sipas të dhënave të gazetarëve, muzikanti vdiq të martën në një spital në qytetin San Diego.

Ravi Shankar arriti ta bëjë muzikën klasike indiane të njohur në mbarë botën. Falë Ravi Shankar instrumenti i tij muzikor - sitar-i indian - u bë i njohur në mesin e muzikantëve perëndimorë.

0Ravi Shankar ka fituar tre herë çmimin prestigjioz muzikor "Grammy" dhe madje edhe këtë vit ishte një ndër kandidatët për këtë çmim.