Modeli i katërt eksperimental i gjuajtësit rus të gjeneratës së pestë ditën e mërkurë realizoi fluturimin e tij të parë në Komsomolsk-mbi-Amur, njofton shërbimi për shtyp i kompanisë ruse të aviacionit "Sukhoi".

"Gjuajtësi fluturoi plot 40 minuta dhe u ul në pistën e aerodromit të uzinës. Fluturimi u realizua me sukse, në përputhje të plotë me detyrën e fluturimit. Piloti vuri në dukje punën e besueshme të të gjitha sistemeve dhe pajisjeve të tij", - thuhet në njoftim.

0Fluturimi i parë i prototipit të parë eksperimental të gjuajtësit të brezit të pestë u realizua në 29 janar të vitit 2010.