Në kryeqytetin e Ukrainës u shpall gjendje e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të papara të dendura të dëborës, të cilat po vazhdojnë që prej disa ditësh. Për dy ditë - 10 dhe 11 dhjetor, ka rënë 43 mm reshje bore, po e njëjta sasi ra ehe në 3-4 dhjetor.

Tani në qytet janë krijuar pirgje dëbore me lartësi pothuajse një metër. Nga pesha e dëborës thyhen degët e pemëve. Në rrugë është krijuar trafik i madh.

0Për të likujduar pasojat e motit të keq janë aktivizuar më shumë se 1.500 ushtarakë të garnizonit të kryeqytetit si dhe rreth 20 njësi pajisje ushtarake, njofton Departamenti i shtypit dhe marrëdhënieve me mediat i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.