Një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën si pasojë e 4 shpërthimeve që buçitën në Damask, njoftoi të mërkurën Agjencia siriane SANA.

Sipas Agjencisë, terroristët detonuan dy bomba në Pallatin e Drejtësisë në zonën qendrore të kryeqytetit. Dy shpërthime të tjera me një diferencë kohore prej 15 minutash buçitën në një shkollë fillore në juglindje të Damaskut, ku banojnë kryesisht druzë dhe të krishterë.

Konflikti në Siri po vazhdon që nga marsi i vitit 2011, viktima të tij janë bërë deri tani nga 20.000 deri në 30.000 vetë.