Sot në mëngjes nga poligoni “Sohae” i Koresë së Veriut u realizua lëshimi i raketëmbajtëses "Ynha-3" me satelitin "Kwangmyongsong-3" në bord. Sipas njoftimeve të marra, raketa kaloi mbi territorin e prefekturës japoneze Okinawa. Faza e parë e saj ra në Detin e Verdhë.

Sipas informacionit të Agjencisë informative koreanojugore “KCNA”, aparati kozmik u nxorr me sukses në orbitën e planifikuar.

Në lidhje me këtë ngjarje, në Tokio dhe Seul janë thirrur takime urgjente.

Përveç kësaj, për konsultime emergjente do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, njofton një burim informacioni në selinë e Organizatës.

0Komuniteti ndërkombëtar dyshon se në fakt Pheniani po merret me testimin e raketave balistike, të cilat janë të afta të mbajnë mbushje bërthamore.