Irani është i gatshëm të lansojë prodhimin e avionëve të vet pa pilot sipas modelit të avionëve amerikanë pa pilot (drones) RQ-170 "Sentinel", njëri prej të cilëve u kap në dhjetor të vitit të kaluar.

Kjo u njoftua nga anëtari i Komitetit parlamentar për sigurinë kombëtare Avaz Heydarpour, deklaratat e të cilit janë postuar të mërkurën në faqen e Internetit të Mexhlisit. Sipas fjalëve të parlamentarit, në sajë të punës së specialistëve Teherani tashmë është i aftë të prodhojë kopjet e këtij lloj avioni pa pilot.