Në Indi sot u realizua testimi i radhës i raketës balistike "Agni-1", e cila është e aftë për të mbartur armë bërthamore.

Siç shkruan gazeta "Hindustan Times", me referim te komanda e Forcave Strategjike të Indisë, testimi u realizua me sukses. Raketa u lëshua nga poligoni në shtetin lindor Orissa, pjesa e saj e përparme (koka) arriti rajonin perëndimor.

0"Agni-1" është një raketë me një fazë, me karburant të ngurtë dhe largësi fluturimi deri në 700 km. Ajo mund të mbartë mbushjen bërthamore, si dhe atë konvencionale, me masë deri në 1 ton. Raketa bazohet në një pajisje të lëvizshme lëshimi.