0Për vitet e ardhshme është planifikuar ndërtimi në shkallë të gjerë i rrugëve të reja dhe nyjeve (terminaleve) të transportit, rikonstruktimi i ndërtesave historike dhe ndërtimi i hoteleve të reja moderne. Kryeqyteti i Uralit do të shndërrohet në një nga qytetet më të mira të botës.

Expo është një ngjarje e përmasave jashtëzakonisht të mëdha. Për gjashtë muaj qyteti, i cili pret ekspozitën, kthehet në një kryeqytet botëror. Sipas statistikave, ai vizitohet nga mbi 30 milionë njerëz - pjesëmarrës dhe mysafirë.

Infrastruktura ekzistuese e Ekaterinburgut është llogaritur për dy milionë turistë. Në vitet e afërta ajo do të përmirësohet në disa herë. Para së gjithash fjalë bëhet për zgjidhjen e problemeve të transpostit dhe rikonstruksionin e objekteve të infrastrukturës sociale, tha Guvernatori i rajonit Sverdllovsk Eugeni Kujvashev:

- Infrastruktura e zhvillimit të ekspozitës përfshin në vetvete edhe biznesin e hoteleve, edhe lokalizimin, vendosjen e përshtatshme të pavijoneve të ekspozitës . Ne duam që pas përfundimit të Expo kompanitë nga vende të ndryshme të botës, të cilat do të paraqesin produktet e tyre, të mbeten tek ne.

Vëllimi i investimeve për përgatitjen e Expo 2020 është vlerësuar në 350-400 miliardë rubla. Këto fonde do t’i lejojnë kryeqytetit të Uralit për tu zhvilluar 10 herë më intensivisht.

Deri në vitin 2020 në Ekaterinburg është planifikuar ndërtimi i parkut të madh të Expo. Për mishërimin e këtij projekti në jetë janë caktuar tashmë 400 hektarë tokë. Në këtë territor do të krijohet një kompleks i madh modern multifunksional për jetesë, punë, pushim e argëtim. Në të do të ndërtohen Muzeu i Expo dhe Arena e Expo për zhvillimin e koncerteve dhe aktiviteteve sportive. Rreth e përqark këtij territori do të ndërtohen rrugë, nëpër të cilat do të qarkullojnë autobusët që do të sjellin pjesëmarrësit dhe mysafirët në ekspozitë. Kurse pas përfundimit të këtij aktiviteti të madh këto rrugë do të jenë një pistë e mrekullueshme për garat automobilistike të "Formula 1".

Duke folur mbi avantazhet e ofertës ruse, Kryetari i Këshillit monitorues të Komitetit të aplikimit Expo 2020 Arkad Çerneckij vuri në dukje se Ekaterinburgu është qyteti me zhvillim më dinamik i vendit:

- Tipari dallues i këtij qyteti - ai është territor i teknologjive të larta, një qendër mjaft serioze universitare. Sot çdo qytetar i shtatë i qytetit tonë është student. Qyteti ka një kontingjent të madh banorësh të rinj dhe si rezultat i kësaj ai është kreativ. Ne besojmë se kjo është pikërisht ajo atmosferë që duhet të mbizotërojë në ekspozitë. Kjo është atmosfera rinore, e kërkimit dhe krijimtarisë. Nëse ekspozita do të mbahet në Ekaterinburg, do të bëhet gjithçka e mundur për ta bërë atë një eveniment të spikatur, të rëndësishëm në jetën e gjithë botës.

0Kryeqyteti i Expo 2020 do të zgjidhet gjatë votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave në nëntor të vitit 2013. Konkurrentët e Ekaterinburgut janë mjaft seriozë - Izmiri turk, Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe, Sao Paulo i Brazilit. Rusia ka qenë gjithmonë një pjesëmarrëse aktive në ekspozitat universale botërore, por deri më sot nuk ka qenë asnjëherë zonjë shtëpie e tyre.