"Ministri i Jashtëm i Estonisë Urmas Paet në Marok, në takimin e "Miqve të Sirisë", deklaroi në emër të Finlandës, Suedisë, Danimarkës, Norvegjisë, Islandës, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë për njohjen e forcave të opozitës siriane nga vendet në fjalë", - njofton Ministria e Jashtme e republikës.

"Ne i bëjmë thirrje koalicionit popullor të forcave opozitare të vazhdojë përpjekjet për bashkimin demokratik, respektimin e të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut", citon Urmas Paet-ën Agjencia "Interfax".