Në Mali ushtarakët arrestuan Kryeministrin e vendit në përpjekje e sipër për t’u larguar nga vendi dhe për të shkuar në Francë. Siç deklaroi një përfaqësues i ushtrisë, Mobido Diarra u arrestua nën akuzat se është përpjekur të pengojë organizmat demokratike të vendit.

Në mars të vitit 2012 në vend ndodhi një grusht shteti. Si rezultat i krizës politike veriu i Malit u ndodh nën kontrollin e forcave rebele të fiseveTuareg dhe islamistëve të afërt me "Al-Qaeda". Në nëntor kryesia e Bashkimit Afrikan miratoi planin për të dërguar trupa ushtarake në veri të Mali me qëllim rivendosjen e pushtet ligjor në rajon.