Struktura e kompanisë së naftës TNK-BP "Samotlorneftegaz" bleu në ankand vendburimin e madh të hidrokarbureve Llodoçnoe në rajonin Krasnojarsk për 46.6 miliardë rubla.

Komisioni i ankandit e njohu ankandin të përfunduar dhe morri vendimin për t’i rekomanduar qeverisë së Federatës Ruse që të miratojë rezultatet e ankandit dhe t’i japë të drejtën "Samotlorneftegaz" të përdorë nëntokën me rëndësi federale, e cila përfshin në vetvete vendburimin e naftës dhe të gazit Llodoçnoe.