Astronomët kanë zbuluar 7 planete në kufijtë e Rrugës së Qumështit, të cilët teorikisht mund të jenë të përshtatshëm për jetën, shkruan gazeta britanike “The Independent”.

Një vit më parë një ekip shkencëtarësh krijoi katalogun e ekzoplanetëve jashtë kufijve të sistemit tonë diellor, në të cilin përfshihen planetet potencialisht të përshtatshme për jetën. Për kërkimet e tyre shkencëtarët nga laboratori i studimit të banueshmërisë së planeteve në Porto Riko përdorin të dhënat e Observatorit në Kili dhe teleskopit kozmik Kepler.

Astronomët vënë në dukje se zhvillimi i teknologjive të reja do të përshpejtojë në mënyrë të konsiderueshme zbulimin e ekzoplanetëve të rinj, ndërsa gjetja më e mirë do të jetë planeti që do të përkojë maksimalisht me parametrat e Tokës.