Cingërima dhe reshjet e dendura të dëborës shkaktuan një rritje të menjëhershme të numrit të aksidenteve rrugore në gjithë Gjermaninë. Vetëm në shtetet federale të Hamburgut dhe Schleswig-Holstein gjatë mëngjesit ndodhen 64 aksidente automobilistike.

Në orët e pikut në mëngjes, për shkak të aksidenteve në tunelin nën Elba, në autostradën federale në Hamburg u krijua një trafik i madh - 25 km i gjatë në drejtim të jugut dhe 14 km në veri.

Në territorin federal të Brandenburg autostrada A12 mbeti e mbyllur në drejtim të Berlinit për tetë orë për shkak të një aksidenti në afërsi të qendrës së banimit Briesen. Për të njëjtën arsye gjashtë orë drejtuesit e makinave nuk mundën të kalonin dot në drejtim të kryeqytetit në autostradën A13.