Kurdët sirianë, të cilët në mesin e këtij viti morrën nën kontroll disa zona në veri të Sirisë, kanë nisur formimin e një ushtrie të pavarur.

"Detyra kryesore e ushtrisë së formuar nga ne është mbrojtja e territorit të Kurdistanit sirian nga çdo ndërhyrje e armatosur, qoftë nga ana e trupave të Assad-it, qoftë nga militantët radikalë islamikë", - thuhet në një deklaratë të Këshillit Kombëtar të Kurdistanit.

SHBA-të dhe vendet e Evropës Perëndimore ranë dakord të ofrojnë ndihmë ushtarake dhe financiare për krijimin e një ushtrie kurde të pavarur, e cila, sipas mendimit të tyre, mund të parandalojë përhapjen e islamizmit radikal në Siri.