Ish-gjyqtari i lartë i Kilit Alejandro Solis deklaroi mbi përfshirjen e diktatorit të ndjerë Augusto Pinochet në të gjitha krimet kundër njerëzimit, për të cilat ai është akuzuar në procesin gjyqësor para vdekjes. Sipas njoftimeve të Alejandro Solis, ish-Kreu i policisë sekrete të Kilit Manuel Contreras i ka dhënë Augusto Pinochet raporte të detajuara për çdo operacion.

Sipas dokumenteve zyrtare, gjatë 17 viteve të udhëheqjes së gjeneralit të ndjerë për arsye politike u vranë të paktën tre mijë qytetarë të Kilit. Vetë Augusto Pinochet vdiq në vitin 2006, para shpalljes së vendimit përfundimtar të gjyqit.