Në ishullin portugez të Madeiras rreth 2 mijë persona u sëmurën nga ethet tropikale Dengue. Në Europë kjo ndodhi për herë të parë duke filluar që nga vitet ‘20. Ka shumë gjasa që mushkonjat përcjellëse të virusit të sëmundjes së etheve tropikale të jenë futur aksidentalisht në Madeira nga një prej vendeve të Afrikës tropikale.

Ethet tropikale Dengue janë një sëmundje virale akute. Simptomat karakteristike të kësaj sëmundjeje janë: dhimbjet e forta në muskujt dhe nyjet e trupit, skuqjet e lëkurës, enjtja e nyjeve limfatike. Deri në 5% e rasteve të prekjes nga ky infeksion përfundojnë me vdekjen e njeriut.