Autoritetet ekuadoriane janë të gatshme të marrin në konsideratë kërkesën për azil politik për Presidentin sirian Bashar Al-Assad dhe familjen e tij, në qoftë se një kërkesë e tillë do t’u drejtohet atyre. Kjo u deklarua nga Presidenti Rafael Correa.

"Si në rastin me këdo person tjetër, i cili kërkon azil politik në Ekuador, ne do ta analizojmë këtë kërkesë me përgjegjësinë maksimale", - tha politikani. Në të njëjtën kohë Correa mohoi se kjo çështje është diskutuar në vizitën e fundit në Quito të Zëvendësministrit të Jashtëm të Sirisë.