Në Meksikë janë gjetur fragmentet e avionit të rrëzuar, në bordin e të cilit ndodhej këngëtarja amerikane me prejardhje meksikane Jenni Rivera. Përveç Rivera-s në bord gjendeshin edhe 6 persona të tjerë. Në aksidentin ajror në fjalë nuk ka të mbijetuar.

Avioni privat "Learjet 25" u zhduk nga ekranët e radarëve kur ndodhej në një distancë prej rreth 100 km nga qyteti i Monterrey, ku këngëtarja dha një koncert. Një përfaqësues i autoriteteve shtetërore njoftoi se aeroplani u shkatërrua plotësisht. Shkaqet e aksidentit ajror po hetohen.

Rivera u lind në Kaliforni në një familje emigrantësh meksikanë. Nëpër botë janë shitur më shumë se 20 milionë disqe të këngëve të saj në zhanrin nortenjo.