Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov e quajti marrëzi anti-ruse “Ligjin e Magnitskit” të miratuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

0"Roli i parlamenteve nuk është që të mësojnë të tjerët. Përpjekje të tilla sjellin vetëm intolerancë dhe konflikte në çështjet botërore. Shembulli i fundit - miratimi nga Kongresi Amerikan i legjislacionit, i cili nën pretekste cinike vendos sanksione kundër qytetarëve rusë", - deklaroi Ministri duke folur para forumit ndërkombëtar parlamentar në Moskë. Sergei Lavrov shprehu bindjen se Asambleja Federale e Rusisë do të reagojë ndaj kësaj marrëzie anti-ruse.