Rusia pezulloi funksionimin e stacionit të radiolokacionit (radar) Gaballa në Azerbajxhan. Moska dhe Baku nuk arritën të negociojnë dot mbi kushtet e marrjes me qira të radarit. Në shkurt të vitit 2012 Azerbajxhani kërkoi rritjen e pagesës vjetore për radarin nga 7 milionë $ deri në 300 milionë dollarë.

0Për shkak të mbylljes së radarit në Gaballa, Rusia planifikon të vërë në funksionim me kapacitet të plotë sa më shpejt që të jetë e mundur radarin e tipit "Voronezh-DM" në Armavir. Me daljen në regjimin e gatishmërisë 24-orëshe segmenti i ri i radarit Armavir do të mbulojë zonën e përgjegjësisë së radarit Gaballa dhe të jetë në gjendje të "shohë" territorin e Turqisë, Irakut, Iranit, Indisë dhe Lindjes së Mesme.