Koreja e Veriut njoftoi mbi zgjatjen e periudhës së përgatitjes për lëshimin e raketës deri më 29 dhjetor.

Siç deklaroi përfaqësuesi i Komitetit të Koresë së Veriut për teknologjinë kozmike, vonesa ka të bëjë me "problemet teknike të fazës së parë të raketës". Data e saktë e lëshimit nuk bëhet e ditur.

0Lëshimi i raketës duhet të mbahej nga data10 deri më 22 dhjetor. Koreja e Veriut deklaron për qëllimet paqësore të misionit të saj. Megjithatë, këto garanci nuk janë të besueshme në radhët e bashkësisë ndërkombëtare, e cila supozon se Pheniani po përgatit testimet e mbartësit të mbushjes bërthamore.