0Për këtë njoftoi anëtari i Bordit drejtues të "Volkswagen" Michael Macht.

Këtë vit në uzinën e kësaj kompanie gjermane në qytetin rus të Kaluga u prodhuan 500.000 makina. Në Nizhni Novgorod koncerni "Volkswagen" filloi prodhimin e automobilave të lehtë së bashku me Grupin rus “GAZ”.

Rreth 750 milionë $ në prodhimet e veta të reja në Rusi do të investojë Aleanca "Renault-Nissan". Përveç kësaj, kompania franceze "Renault" planifikon të rrisë kapacitetin e uzinës së saj në Moskë.

Linjat e tyre për montimin e automobilave në Rusi kanë gjithashtu edhe kompanitë e SHBA-së, Japonisë, Republikës së Koresë dhe Suedisë. Ato japin një kontribut të madh në zhvillimin e ekonomisë së atyre rajoneve ku kanë hapur ndërmarrjet e veta. Uzinat e reja sigurojë rritjen e të ardhurave tatimore në buxhet dhe krijimin e vendeve të punës.

Koncernet më të mëdha botërore kanë në plan të rrisin prodhimin e vet në territorin e Rusisë, pavarësisht nga aplikimi në vend i kërkesave të reja, më të rrepta, të montimit industrial. Kompanitë shpresojnë të marrin fitime. Kurse kjo do të thotë se klima e investimeve në vend kryesisht është e përshtatshme për to, mendon eksperti i pavarur rus Andrei Osipov:

- Unë nuk mendoj se klima e investimeve në Rusi i kënaq plotësisht prodhuesit e huaj të automobilave. Por ata nuk mund të mbeten mënjanë trendeve globale. Ndërsa prirja globale është e tillë tani - tregje me rritje të shpejtë sot janë Kina dhe Rusia. Shikoni shifrat e shitjeve në po atë Evropë, të themi. Në shumicën e vendeve të kontinentit evropian evidentohet rënie. Prandaj investimet rrjedhin në ato shtete, ku ka potencial për rritje.

Të dhënat përfundimtare mbi volumin e shitjeve të makinave të pasagjerëve në Rusi ende nuk janë bërë publike. Analistët besojnë se Rusia, ka shumë të ngjarë, të zërë vendin e dytë pas Gjermanisë, por ndoshta të renditet edhe në vendin e parë në Evropë përkatësisht këtij treguesi.

Një popullaritet veçanërisht të madh gëzojnë midis rusëve makina të tilla si "Ford Focus" dhe "Golf Volkswagen". Falë kostos së vet jo shumë të lartë është e preferueshme nga blerësit në Rusi edhe risia e kompanisë ruse “AvtoVAZ” - modeli “LADA Granta”.

0Ritmi i shitjeve të automobilave të lehtë në Rusi rezulton në rritje dhe prodhuesit e huaj po synojnë të zgjerojnë praninë e vet në tregun rus. Koncerni gjerman i automobilave "Volkswagen" në Kaluga ka zgjedhur tashmë një platformë të re për ndërtimin edhe të një uzine tjetër. Plane të ngjashme kanë dhe kompani të tjera të huaja që veprojnë aktualisht në territorin e Rusisë.