Aktori i famshëm francez Gerard Depardieu u zhvendos nga Franca në Belgjikë për t’iu shmangur pagimit të taksave franceze. Në nëntor ai bleu një shtëpi në qytetin e vogël Nashen dhe tashmë ka marrë dokumentet e regjistrimit.

0Gerard Depardieu nuk është francezi i parë i pasur, i cili vendosi të zhvendoset në Belgjikë. Autoritetet franceze me iniciativë të Presidentit socialist François Hollande kanë ndërmend të aplikojnë në vend në vitin 2013 taksën 75% për të pasurit, të ardhurat vjetore të të cilëve janë më të larta se 1 milion euro.