Rusia do t’i pëgjigjet projektligjit mbi "Listën e Magnitskit", të miratuar nga Senati Amerikan të enjten, duke i ndaluar hyrjen në vend shtetasve amerikanë, të cilët kanë shkelur të drejtat e njeriut. Kjo u njoftua nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjatë komentimit të rezultateve të takimit në Dublin me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton. Kështu iu përgjigj ai pyetjes rreth diskutimit mbi miratimin në Senatin Amerikan të "Listës së Magnitskit".

"Në takimin me Clinton unë konfirmova se ne do të ndalojmë hyrjen në vendin tonë për shtetasit amerikanë, të cilët janë në të vërtetë fajtorë për shkeljen e të drejtave të njeriut", - theksoi Ministri Lavrov.