Kryeministri rus Dimitri Medvediev është mëse i bindur se në Rusi me kalimin e kohës do të veprojnë disa dhjetra parti, të cilat do të ushtrojnë ndikim të ndjeshëm në koniunkturën politike.

0"Unë jam i sigurt se në qoftë se jo 200 parti, por disa dhjetëra syresh, si rezultat i reformës së sistemit partiak, do të mbeten megjithatë tek ne në vend. Dhe këto do të jetë parti që do të kenë ndikim real në skenën politike", - tha Medvediev. Rritja e numrit të partive, vuri në dukje Kryeministri, dëshmon faktin se njerëzit duan të shohin forca të reja politike në vend.