Në asteroidin Vesta u gjetën gjurmë të mundshme uji - një nga kushtet kryesore paraprake të jetës. Për këtë njoftoi NASA. Sonda ndërplanetare e saj “Dawn” gjeti në sipërfaqen e trupit qiellor kanale të ngjashme me ato natyrore ose të shkaktuara si rezultat i rrjedhës së ujit. Ende nuk është përcaktuar mënyra se si mund të jenë krijuar ato.

Asteroidi Vesta, me diametër 530 kilometra, është trupi i dytë qiellor për nga madhësia e vet në brezin e asteroidëve të pozicionuara midis Marsit dhe Jupiterit.