Gjatë operacionit special të përbashkët në shkallë të gjerë, me pjesëmarrjen e bashkëpunëtorëve të Agjencisë për ushtrimin e kontrollit ndaj lëndëve narkotike të Taxhikistanit dhe forcave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Afganistanit, u konfiskuan 420 kilogramë drogë, armë dhe u arrestuan 13 kontrabandistë. Për këtë njoftoi shërbimi për shtyp i Agjencisë për ushtrimin e kontrollit ndaj lëndëve narkotike të Taxhikistanit.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit midis kontrabandistëve dhe forcave të sigurisë u plagosën gjashtë oficerë të policisë afgane, njëri prej të cilëve më pas vdiq.

Ndërkohë, "u bllokua kanali më i madh i furnizimit të lëndëve narkotike nga Republika Islamike e Afganistanit në Azinë Qendrore, kurse më pas në Rusi dhe në Evropë", - thuhet në njoftimin e Agjencisë për ushtrimin e kontrollit ndaj lëndëve narkotike të Taxhikistanit.