Katër anije patrullimi të Kinës hynë sot në zonën e arkipelagut Senkaku (Diaoyu), të cilën Tokio e konsideron territorin e saj. Për këtë njoftoi roja bregdetare japoneze.

Aktualisht anijet kineze ndodhen rreth 20 kilometra larg në verilindje të ishullit Kubasima. Ato shoqërohen nga anijet japoneze të patrullimit, të cilat u transmetojnë atyre nëpërmjet lidhjes radiofonike kërkesën "për t’u larguar menjëherë nga ujërat territoriale të Japonisë".