0Ekspertët vërejnë se “South Stream” ("Rryma Jugore") përfshin, në fakt, në vetvete dy projekte të mëdha. I pari parashikon ndërtimin e tubacionit të gazit nëpër fundin e akuatorit të Detit të Zi, ndërsa i dytë - krijimin e një rrjeti të ri tubacionesh për pompimin e gazit në Europën Jugore dhe Qendrore.

Itinerari i gazsjellësit “South Stream” do të kalojë nga porti rus i Dzhubga në portin bullgar të Varnës nëpër fundin e Detit të Zi. Ndërsa nga Bullgaria tubacioni do të shtrihet më pas nëpër territoret e Serbisë, Hungarisë, Sllovenisë, Italisë. Gjatë kësaj planifikohet gjithashtu edhe ndërtimi i disa degëve të këtij gazsjellësi në Maqedoni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kostoja totale e "South Stream", së bashku me zonat e shtrirjes së tij në terren tokësor, është vlerësuar në 16 miliardë euro. Ndërtimi parashikohet të përfundojë në 3 vjet, kurse dërgesat komerciale të gazit në Evropë duhet të nisin në fillim të vitin 2016. Kapaciteti i plotë i tubacionit të ri duhet të arrijë në 63 miliardë metra kub gaz në vit. Sipas planeve paraprake, kjo do të ndodhë në vitin 2018.

Me sa duket, të gjitha këto të dhëna i obliguan zyrtarët evropianë për ta parë nga një këndvështrim i ri projektin "South Stream". Vetëm disa ditë para fillimit të ndërtimit të tij u bë publik informacioni se Komisioni Evropian nuk përjashton mundësinë e zhvillimit nga BE-ja dhe Rusia të qasjeve të përbashkëta përkatësisht shtrimit të gazsjellësit "South Stream". Sipas fjalëve Komisionerit të BE-së për Energjinë Günther Oettinger, Evropa e mirëpret idenë e ndërtimit të këtij tubacioni të ri, por akcenton vemendjen në tri pika të rëndësishme: garantimi i sigurisë mjedisore, respektimi i rregullave të tregut të brendshëm të BE-së dhe prokurimet publike. Fjalë bëhet, para së gjithash, për Paketën e 3-të të Bashkimit Evropian për Energjinë. Kërkesat e saj përcaktojnë se një ofrues (furnizues) nuk mund të shfrytëzojë më shumë se 50% të kapacitetit të tubacionit. Pikërisht çështja - nëse duhet të pranohet ndonjë palë e tretë në projektin "South Stream" - dhe po diskutohet aktualisht nga Rusia dhe Komisioni Evropian.

Këtu Rusia ka disa pyetje, vë në dukje analisti rus i tregjeve të gazit Vladimir Revenkov:

- BE-ja vazhdon të këmbëngulë në faktin se “Gazprom” duhet t’i garantojë qasje të në këtë tubacion palëve të treta. Por çfarë palësh të treta mund të lejojmë ne që të ingranohen në shfrytëzimin e gazsjellësit në fjalë? Kjo pyetje mbetet e hapur.

0Ndërsa çështja tjetër, që ka të bëjë me kënaqjen e nevojave Evropës për gaz, ka gjetur tashmë përgjigjen e vet. Shumica e ekspertëve janë mëse të bindur se, pavarësisht nga ndikimi dhe pasojat e rënda të krizës globale, kërkesa për gaz në BE do të vazhdojë të rritet.