Rusia shpreh shqetësim në lidhje me vazhdimin e konfrontimeve të dhunshme me bazë fetare në Liban dhe cilëson mjetet paqësore të kapërcimit të problemeve si variantin optimal për vendin dhe shtetet e tjera të rajonit të Lindjes së Mesme, thuhet në njoftimin e publikuar të enjten nga Departamenti i Informacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

"Ne mbështesim veprimet e qeverisë libaneze për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve në kuadrin ligjor përmes konsultimeve dhe dialogut ndërlibanez pa ndërhyrje ushtarake", - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.