Kryeministrja australiane Julia Gillard iu drejtua bashkatdhetarëve nëpërmjet televizionit kombëtar, duke i paralajmëruar ata për afrimin e fundit të botës, i cili pritet të ndodhë më 21 dhjetor. Video e deklaratës së Kryeministres u shfaq në transmetimin televiziv si pjesë e reklamës mbështetëse të emisionit të mëngjesit në radiostacionin për të rinjtë "Triple J".

Kryetarja e Qeverisë australiane i siguroi gjithashtu zgjedhësit e saj se ajo do të luftojë deri në fund për ta, pavarësisht përballjes me "zombis" të etur për gjak apo përbindëshat e dalë nga ferri". Administrata e Kryeministres, të cilës iu drejtuan gazetarët e shokuar për një koment zyrtar të videos, iu përgjigj kështu përfaqësuesve të mediave: "Pse nuk kanë të drejtë vallë australianët të qeshin?".