Në jug-lindje të Turqisë u asgjësuan 13 militantë kurdë, ndërsa 5 të tjerë u arrestuan si rezultat i një operacioni antiterrorist në shkallë të gjerë, në të cilin u përfshinë rreth 1.000 trupa të forcave të sigurisë, njofton kanali televiziv CNN.

Gjatë operacionit u konfiskuan 16 pushkë sulmi, një granatëhedhës, predha dhe municione për to, granata dore, eksploziv, dokumentacion partiak si dhe pajisje komunikimi me Komandën e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Irakun Verior.