Të mërkurën dy terroristë-kamikaze u përpoqën të hidhnin veten në erë në territorin e një baze të madhe ushtarake në rajonin pakistanez të Waziristan-it të Jugut.

Siç bëri me dije Shërbimi vendas i Sigurimit, militantët erdhën nga Afganistani fqinj me makinë. Patrulla kërkoi ta ndalte makinën për ta kontrolluar, por terroristët nuk iu nënshtruan urdhërit të saj dhe tentuan të hyjnë me vrull në bazë. Mbi makinën u hap zjarr. Siç rezultoi, në këtë automjet kishte lëndë eksplozive dhe një bombë që u detonuan nga kamikazet.

Sipas të dhënave paraprake, një ushtar u vra dhe 8 të tjerë u plagosën.