Parlamenti zviceran zgjodhi President për vitin 2013 Ministrin e Mbrojtjes, Sigurisë kombëtare dhe Sportit, Ueli Maurer, njofton Swissinfo.

Maurer ka marrë 148 vota të deputetëve nga 200. Ky është rezultati më i keq gjatë 50 viteve të fundit. Postin e Presidenti çdo vit e zë një nga shtatë anëtarët e kabinetit të ministrave.

Maurer, i cili hyri në përbërjen e qeverisë në vitin 2008, do të jetë Presidenti i parë burrë i vendit gjatë 4 viteve të fundit. Ai është ithtar i pikëpamjeve ultra të dhjathta dhe kundërshtar i afrimit me BE-në.