Ekspertët iranianë kanë deklaruar se kanë nxjerrë të dhëna nga avioni i papilotuar “ScanEagle” i kapur prej tyre, i cili ka gjasa t’i përkasë SHBA-ve, njofton kanali televiziv iranian Press TV.

Përfaqësuesi i Trupave të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) paralajmëroi se nëse lind nevoja ata do të publikojnë më shumë informacion në lidhje me avionin pa pilot dhe përsëriti se ScanEagle i përkiste SHBA-ve.

Lajmi për neutralizimin e avionit të papilotuar Boeing “ScanEagle” u bë publik nga IRGC më 4 dhjetor. Shtabi i Forcave Ushtarake Detare amerikane ka mohuar humbjen e avionit të vet pa pilot (drone).