0Me ndihmën e këtij modeli do të bëhet e mundur llogaritja, evidentimi i përbërjes së substancave të mbledhura në objekt nga inspektorët e ANEA-s. Qofshin këto grimca pluhuri në pajisjet e ndryshme apo mostra të dheut nga territori i uzinës, në të cilën mund të kryhen aktivitete bërthamore të padeklaruara në ANEA.

Me prodhimin e drejtpërdrejtë të instrumentit në fjalë, që shërben për kërkimin, evidentimin e izotopeve, do të merret Qendra Federale Bërthamore në Sarov. ANEA do t’i dërgojë asaj lëndën e parë - plutoniumin - për pasurim. Pastaj Instituti i Radiumit me emër të V.Hloponin-it do të realizojë atestimin e mostrave dhe do t'i dorëzojë më tej ato në rrjetin e laboratorëve analitikë të ANEA-s. Pikërisht në këto laboratorë analizohen mostrat e substancave të mbledhura nga inspektorët e ANEA-s gjatë vizitave të tyre në objektet bërthamore të vendeve të ndryshme të botës.

Shkencëtarët bërthamorë rusë nuk janë të parët që i vënë në dispozicion ANEA-s zhvillimet e veta më të avancuara, vuri në dukje Shefi i laboratorit të radiokimisë analitike të Institutin të Radiumit me emër të V.Hloponin-it, Juri Pantelejev:

- I gjithë problemi me këtë material konsiston në koston e tij shumë të lartë. Përpunimi, përftimi i tij është tejet i vështirë. Për këtë nevojiten përvoja, zhvillime specifike që disponohen nga pala ruse. Ky proces rezulton shumë i shtrenjtë. Materiali është i favorshëm për nga pikëpamja analitike. Me ndihmën e tij mund të identifikohet çdo plutonium - edhe ai që përdoret për bombat, edhe jo për to, pra çfarëdo lloj plutoniumi.

Në Korporatën ruse "Rosatom" - partneren e besueshme të ANEA-s - njoftuan se Agjencia është tej mase e interesuar për këtë material dhe ja përse. Ai, sipas mendimit të ekspertëve ndërkombëtarë, është më optimali për analizën e mostrave të mbledhura në objektet bërthamore nga pikëpamja teknologjike. I gjithë problemi konsiston në vetë faktin se plutonium-244 nuk ekziston në produktet që shfrytëzohen në punën e reaktorëve bërthamorë. Ndërsa kjo do të thotë se ai, si një termometër normal për matjen e temperaturës së të sëmurit, mund të shërbejë si një material ideal për analizat spektrometrike.

0Sot laboratorët e ANEA-s përdorin mostra më të lira standarte plutoniumi dhe uraniumi si instrumente për kërkimin e armëve bërthamore. Ato janë prodhuar, ndër të tjera, edhe me përfshirjen e ekspertëve rusë. Thonë se instrumenti i ri, i bazuar në elementin plutonium-244, përkatësisht kostos së vet do të jetë disa herë më i shtrenjtë se sa analogët e tij të gjeneratës paraardhëse. Por, në këtë rast, ia vlen megjithë mend barra qiranë, sepse kësaj risie nuk do t’i shpëtojë dot as edhe një përpjekje e prodhimit të paligjshëm të armëve bërthamore.