0Objektivi më i rëndësishëm i inteligjencës amerikane është centrali bërthamor iranian "Bushehr". Sipas njoftimeve të mediave amerikane, interesi i shërbimeve sekrete (inteligjencës) ndaj këtij elektrostacioni atomik është rritur në mënyrë të ndjeshme këto kohët e fundit. Amerikanët nuk druhen aspak në përzgjedhjen e mjeteve për të shtrirë duart e veta deri në sekretet e tij. Por me sa duket nga të gjitha, mungesa e rrjetit të besueshëm agjenturor në Iran nuk i lejon palës amerikane për t’iu qasur shumë afër atyre, mendon analisti rus Ivan Konovallov:

- Avionët pa pilot (UAV-s) këto kohët e fundit janë bërë pothuajse instrumentet kryesore të shërbimeve të zbulimit (inteligjencës), ndërsa po të flasim për centralin bërthamor "Bushehr", duhet konstatuar se amerikanët nuk kanë mundësi të tjera për ta monitoruar atë. Me ndihmën e agjentëve të tyre në vend ata mbledhin informata mjaft të varfëra për objektin që u intereson. Kjo dhe është arsyeja pse ata mbështeten në zbulimin kozmik dhe avionët pa pilot (drones).

Por informacioni i siguruar nga avioni pa pilot është më i përshtatshëm për planifikimin e operacioneve ushtarake, vë në dukje eksperti ushtarak rus Ilia Kramnik:

- Vëzhgimi optik mund t’u japë atyre informacion në lidhje me grafikun e komunikimit të elektrostacionit me botën e jashtme, ata mund të survejojnë kush shkon në këtë central bërthamor, çfarë transportohet jashtë territorit të tij. Por për të nxjerrë ndofarë konkluzionesh në lidhje me atë, se çfarë punimesh zhvillohen në elektrostacionin atomik në fjalë, është diçka ireale. Ndoshta ata duan të zbulojnë me ndihmën e avionëve pa pilot regjimin e ruajtjes dhe mbrojtjes së centralit me qëllim që të përgatisin sulmin ndaj tij. Por në këtë rast lind natyrshëm pyetja: sa i justifikuar do të jetë ky sulm?

Ndërkohë, gazetari ushtarak rus Andrei Frollov i përmbahet mendimit se mundësitë e UAV-s zbulues mund të jenë disi më të gjera:

- Në modifikimet e rënda, më të komplikuara të avionëve pa pilot mund të jenë instaluar sensorë të aftë për të fokusuar punën e sistemeve radioelektronike. Por unë nuk mendoj se ato janë vënë në përdorim në shkallë të gjerë, meqenëse sistemet e kapjes, përgjimit të sinjaleve elektronike janë mjaft të rënda.

Përveç kësaj, në konfliktin që po vjen duke u pjekur në Lindjen e Mesme UAV-s amerikanë mund të bëhen instrument i një provokimi politik, sugjeroi Ilia Kramnik:

- Irani tashmë ka kapur disa avionë pa pilot duke përfshirë edhe drones amerikanë. Atë nuk e pengon asgjë që ta përsërisë këtë përvojë, nëse fluturimet e amerikanëve do ta irritojnë Iranin ose do ta pengojnë seriozisht atë. Mjete për rrëzimin e drones Irani disponon. Por sulme të tilla mund të bëhen një ditë të bukur shkas për shpalljen e luftës Iranit.

0Në përgjithësi, ekspertët pajtohen me mendimin se drones nuk janë mjeti më perfekt, shterues i shërbimeve të zbulimit. Ata zenë vetëm një pozicion të ndërmjetëm në sistemin e spiunazhit elektronik. Megjithatë, përdorimi mjeteve fluturuese pa pilot të zbulimit nga ana e forcave amerikane kushtëzohet edhe me koston e tyre relativisht të ulët në krahasim me avionët dhe satelitët-spiunë.